Qeveria i ka dhënë “dritën e gjelbër” emërimit të tezakes së presidentes Osmani, Venera Çerkini, në pozitën e Drejtoreshës Ekzekutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Tezakja e presidentes Osmani, Venera Çerkini, nga sot do ta ketë një pozitë të re të punës.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka miratuar pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim emërimin e saj në pozitën e drejtoreshës ekzekutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Kjo Agjenci, funksionon në kuadër të ministrisë së udhëhequr nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.