Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në konferencë për media ka thënë se sot do të kryhen pagesat për bizneset.
Ajo ka bërë të ditur bizneset janë mbështetur deri në 290 euro për punëtor.
“Për shkak të gabimeve të shumta gjatë aplikimeve jemi vonuar kaq shumë. Tani i kemi në proces mbi 15 ndërmarrje, sot pasdite e nesër paradite pritet të kryhen të gjitha këto pagesa. Sot, kemi pasur disa raste kur janë kthyer qindra pagesa për shkak të xhirollogarisë gabim. 60 milionëshi është alokuar. Kemi marr si indikator numrin e të punësuarve, mjetet u shkojnë bizneseve si lehtësim. Mbështetja për një të punësuar do të jetë rreth 290 euro, kjo varësisht prej numrit të punëtorëve”, u shpreh Bajrami.
Discussion about this post