Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për zbutjen e masave rreth COVID 19.
Ministri Arben Vitia ka konfirmuar se një ndër masat e zbutjes është edhe nisja e hapjes së xhamive dhe kishave.
Vitia ka thënë se që të enjtën do të happen objektet fetare, xhamiat e kishat, për të cilat do të ketë regulla të caktuara.
“Objektet fetare do të nisin fazen e hapjes nga kjo e enjtje, pra 28 maj”, ka thënë Vitia.
Vlen të theksohet se edhe masat e lëvizjes por edhe karantinimit do të zbuten gjatë fundit të këtij muaji.
Discussion about this post