Miku dhe kolegu i aktorit Rasim Thaçi – Cima, Sevdai Radogoshi Qumili, është paraqitur i mërzitur në homazhet tek Teatri Kombëtar i Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Qumili ka thënë se Cima u nda fizikisht, por ai gjithmonë do të jetë prezent me ne.
Ai i pikëlluar e me lot në sy ka thënë se njerëz si Cima jetojnë 100 vite dhe nuk vdesin kurrë.
Qumili ka falënderuar të gjithë për ngushëllimet që i kanë dhënë dhe ka përshëndetur familjen e Cimës, ku edhe tha që ai i ka dashur tepër shumë.
Homazhe tek Teatri Kombëtar janë duke bërë edhe politikanë e figura të tjera publike.
Kujtojmë që Cima dhe Qumili ishin në grupin e përbashkët “Treshi Përsheshi”. Aty bënte pjesë edhe i ndjeri Qumili.
Discussion about this post