Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka deklaruar se nuk do të largohet nga LDK’ja për shkak të Vjosa Osmanit, mirëpo vazhdon ta respekton atë dhe qëndrimin e saj, shkruan Gazeta Metro.
Quni i pyetur nga gazetari se a po dëmtohet LDK’ja nga qëndrimet e Vjosa Osmanit, ai tha se natyrisht që kjo situatë që po zhvillohet brenda partisë ku qëndrimet e saj janë kundër strukturës po e lëndojnë LDK’në.
“Po komplet kjo situatë që zhvillohet është e natyrshme që jo vetëm Lidhjen Demokratike të Kosovës, po ku do me ndodhë në ndonjë parti ku ndonjë personalitet ka një qëndrim ndryshe nga shumica e strukturës së partisë ajo organizatë natyrisht që lëndohet dhe ne duhet me pas parasysh këtë çështje, nuk është që duhet me injoru”, ka thënë Quni, transmeton Gazeta Metro.
Quni tha se nuk do të largohet asnjëherë nga LDK’ja për shkak të Vjosa Osmanit, pasi karriera e tij fillon dhe mbaron me LDK’në.
“Kjo nuk do të thotë që respekti im shkon aq larg, sa që unë të shkojë pas saj, nëse ajo mendon të krijojë ndonjë iniciativë jashtë LDK’së. Karriera ime politike fillon dhe mbaron në LDK”, ka thënë Quni në T7.
Ministri i Mbrojtjes po ashtu ka thënë se deklarata e Agim Veliut s’ka qenë në kundërshtim me Albin Kurtin dhe se vendimi për shkarkim ka qenë i padrejtë.
Discussion about this post