Fidan Rama – Komentator politik sonte në emisionin debatues “Politiko me Kushtrim Sadikun”, ka komentuar përgjigjen e liderëve opozitar ndaj ftesës për takim nga Kryeministri, Albin Kurti.
Rama tha se nëse Kurti i ka ftuar krerët e partive opozitare vetëm për t’i njoftuar për takimin e Brukselit, sipas tij nuk ka logjikë, raporton Gazeta10.
“Veprimi për t’u kthyer nga Brukseli dhe për t’i takuar partitë opozitare, shpresoj të ketë dicka përvec pajtimit gojor, sepse nëse nuk paska të nënshkruar diçka, e nuk ka diçka përtej saj, atëherë takimi me ta nuk ka logjikë që të mbahet si i tillë”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se mekanizmi i cili duhet të raportohet e diskutohet për këtë temë është Kuvendi i Republikës së Kosovës.
“Në bazë të kësaj logjike, partitë opozitare që janë përgjigjur pozitivisht për këtë ftesë kanë gabuar, gjithnjë po flasë nëse nuk ka diçka përtej kësaj që lidhet me letërnjoftimet. E dyta, unë besoj që në këtë rast PDK-ja ka vepruar mirë, sepse është krejtësisht çështje teknike më të cilën nuk e besoj që Kryeministri e meriton t’i kushtohet kaq shumë vëmendje”, ka shtuar ai./Gazeta10
Discussion about this post