Politologu, Shkodran Ramadani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari.
Në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani tha se kryeministri Albin Kurti e ka deleguar tek dikush tjetër gënjeshtrën e tij dhe ata janë: Tomë Gashi dhe Blerim Sallahu.
“Blerim Sallahu ndoshta thjesht nuk e di se çfarë gënjeshtre të madhe ka marrë përsipër. Këtë gënjeshtër as gënjeshtari dhe mashtruesi më i zhdërvjelltë që ka Kosova – Albin Kurti – nuk po arrin ta mbajë mbi supet e tij, tashmë të kalitura nga pesha e gënjeshtrave të shumta ndër vite.
Prandaj Albin Kurti e ka deleguar këtë përgjegjësi tek dy gënjeshtarë tjerë të paskrupullt: Tomë Gashi dhe Blerim Sallahu”, ka shkruar Ramadani në Facebook.
Postimi i plotë: