Pasditen e djeshme ka vdekur një foshnjë gjatë lindjes në Spitalin e Pejës.
Babai i foshnjës, ka raportuar në Polici se dyshon që vdekja e foshnjës ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së stafit mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.
Kujtojmë se spitalin e Pejës kishte ndodhur edhe një rast tjetër tragjik në vitit të kaluar, ku stafi mjekësor një foshnjë të vdekur e kishte futur në lavatriçe së bashku me çarçafët.