Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 115 qytetarë, njofton Gazeta Evropa.
Ndërkaq, sipas këtij instituti, janë shëruar 116 pacientë.
Rastet e reja vijnë nga këto komuna të Kosovës: komuna Prishtinë 41 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Junik 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Podujevë.
Discussion about this post