Pas ngritjes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, pothaujse të gjithë eksponentët politik të Kosovës kanë reaguar.
Nuk ka munguar as reagimi i kryeparlamentarës Vjosa Osmani, e cila përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë ndër të tjera se në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi, shkruan Indeksonline.
Ky është reagimi i plotë i saj:
“Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion.
Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdokund në botë” /Indeksonline/
Discussion about this post