Lutfi Haziri, Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se çështja e postit të Presidentit kalon nga zyret e kësaj partie, ashtu siç kishte kaluar edhe zgjedhja e Kryeministrit dhe Kryeparlamentares.
Sipas një postimi në rrjetin social Facebook, Haziri ka shtuar se President duhet të bëhet ai që e përfaqëson unitetin e popullit, transmeton Insajderi.
“Kur bëhet kështu, dihet kush bëhet President. Ai që përfaqëson unitetin e popullit. Vazhdojmë”, ka shkruar ai.
Gjatë ditës së sotme janë takuar partnerët e koalicionit qeverisës dhe është disktuar për zhvillimet e fundit në vend. Pas takimit, për medie është thënë se nuk është diskutuar çështja e Presidentit./Insajderi.org/
Discussion about this post