Propaganda ruse vazhdimisht ka dalë me njoftime se asnjë rus edhe më tej nuk është vrarë në fushën e betejës në Ukrainë, por duket se një rrëshqitje e agjencisë së lajmeve TASS ka treguar realitetin e asaj që njëmend po ndodh në Ukrainë, transmeton Gazeta Metro.
Sipas njoftimeve nga ushtria ukrainase, ata kanë vrarë deri më sot mbi 3 mijë rusë në të gjitha zonat e Ukrainës, ndërsa gjithashtu kanë shkatërruar numër të madh tankesh, aeroplanësh e helikopterësh rusë.
Momente më parë, agjencia shtetërore e lajmeve ruse TASS, ka postuar një raport që konfirmon numrat e publikuar nga Ukraina, por më pas e fshiu raportin.
🇷🇺 Tass reported the numbers of equipment they lost and servicemen who were killed or taken hostage during the invasion in #Ukraine. But then quickly deleted it. According to that information,more than 3,500 soldiers were killed or captured. Russians need to know what's happening pic.twitter.com/dSfq2SnJCR
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) February 26, 2022
Numrat e publikuar nga TASS përputhen me numrat e ushtrisë ukrainase, që tregojnë për rreth 3.500 rusë të vrarë, mbi 100 tanke të shkatërruara e dhjetëra aeroplanë e helikopterë të rrëzuar.
Discussion about this post