Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 33 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është158.028.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
29 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.047 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.669.230 doza të vaksinës.
Deri më sot 781.351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.058 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është158.028.
Në total numri i rasteve aktive është 371.
Discussion about this post