Lul Raka, ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas raportimeve për dobësimin e virusit Covid-19.Ai ka theksuar edhe njëherë ndër të tjerash se koronavirusi nuk është “rrenë”.Mikrobiologu Raka nuk ka mohuar mundësinë e infektimit të të gjithë personave pa përjashtim.
Reagimi i plotë në facebook:
Të dashur qytetarë të Kosovës,COVID-19 NUK është rrenë! Mund të prek TY ose më të dashurit Tuaj!
Trendi i rritjes së numrit të rasteve në javën e fundit është shqetësues. Shtylla kryesore e përgjigjes ndaj pandemisë është kapaciteti shëndetësor i Kosovës, i cili po ngarkohet disa ditës!Kësaj rritje i kemi kontribuar të gjithë: qytetarët, të cilët nuk i përfillin fare masat parandaluese. Por, edhe politikanë, të cilët vazhdojnë ta përdorin COVID-19 si monetë për kusuritje të ndërsjelltë.
Qytetarë të dashur, Ju lutem t’i zbatoni këshillat sot, sepse nesër mund të jetë vonë:1. Mbani distancën fizike kudo dhe gjatë tërë kohës. Kjo është komponenta kryesore në parandalim!2. Në vendet ku nuk mund të mbahet distancë, vendosni maska!3. Mbani higjienën e duarve!Politikanë të nderuar: Ju lutemi kthjelluni, bashkohuni dhe tregoni lidership në këto kohë të vështira.Parandalimi i sëmundjes është arma e vetme në duart tona!Vetëm së bashku e përballojmë këtë sfidë!
Discussion about this post