Rusia ka njoftuar të martën se ajo ka mbyllur hapësirën ajrore të saj për Zvicrën shkruan anews, përcjell Periskopi.
Agjencia Ajrore e Rusisë ‘Rosavitation’ në një prononcim të saj u shpreh: “Dje, më 28 shkurt 2022, në pajtueshmëri me normat e ligjit ndërkombëtar, si një përgjigje ndaj bllokimit të Zvicrës për fluturimet civile të bëra nga Rusia ose të regjistruara në Rusi, një mase e tillë u vendos edhe ndaj fluturimeve civile që operojnë dhe/apo që regjistrohen në Zvicër”.
Fluturimet nga Zvicra do të lejohen të hyjnë në hapësirën ajrore të Rusisë vetëm nëse një leje e veçantë lëshohet nga Agjencia Ajrore e Rusisë ose nga Ministria e Jashtme ruse.”/Periskopi
Discussion about this post