Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla tha se në takimin e 4 shtatorit shkohet për njohje.
Ministrja e Punëve të Jashtme tha se sa herë që Kosova është ulur në tavolinën e njejtë me SHBA-në, ka dalur fitimtare.
“Siç e thash po shkojmë për marrëveshje finale me njohje reciproke e ku këtu kemi unitetin e jo vetëm të partive në koalicion por edhe të opozitës sepse ka kaluar kohë e gjatë kur Kosova e kërkon këtë. Serbia të bëjë kompromis se Kosova ka bërë shumë deri tash. Sa herë që jemi ulur në një tavolinë me SHBA kemi fituar, duhet përkrahur kryeministri Hoti. I bëjë thirrje edhe opozitës që ky proces të përmbyllet sepse po e mban peng Kosovën tash e një kohë të gjatë Kushtetuta e Serbisë “, deklaroi ajo për Expose.
Discussion about this post