Politologu kosovar, Fitim Salihu ka reaguar pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti as këtë 17 Shkurt nuk e ka përmendur ish-kryeministrin Hashim Thaçi, i cili kishte lexuar Deklaratën e Pavarësisë.
Salihu tha se Kurti e lavdëron Oliver Ivanoviqin që u dënua për krime lufte ndaj shqiptarëve, por, jo edhe Thaçin që e ka lexuar deklaratën e pavarësisë.
“Albin Kurti e lavdëron Oliver Ivanoviqin që është dënu për krime lufte ndaj shqiptarëve, por në Ditën e Pavarësisë as e përmend Hashim Thaçin që e ka lexu deklaratën e pavarësisë“, ka shkruar Salihu.
Sot gjatë seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, e cila është mbajtur për nder të 15-vjetorit të pavarësisë, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë anashkaluar sërish ish-kryeministrin Hashim Thaçi edhe ish-krerët tjerë të UÇK-së, të cilët gjenden në paraburgim në Hagë.