Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Sejdiu që njëherëshit edhe ish-presidenti i Kosovës, ka folur rreth raportit të tij me kryetarin aktual të LDK-së, Isa Mustafën, të cilin Sejdiu dikur e kishte pasur këshilltar.
I ftuar në emisionin Pressing, Sejdiu ka thënë se nga Mustafa ka marr një therje pas shpine.
Ish-presidenti Sejdiu ka treguar Mustafa është betuar tri herë në kokën e fëmijëve të tij se nuk ka ambicije që të bëhet kryetar i LDK-së.
“Isa Mustafa ka ardhur në zyrën time dhe është betuar tri herë në kokën e fëmijëve të vet se nuk ka ambicje të bëhet kryetar i LDK-së. Unë kam dashur ta besoj sepse jam marrë me punët e shtetit, jo me partinë. Një therje pas shpine nga Isa Mustafa. Kam qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm sepse nuk doja të isha pjesë e kryesisë”, ka thënë Sejdiu.
Përveç kësaj, ish-kryetari i LDK-së, Sejdiu ka shtuar gjithashtu se ai kishte pas dy mundësi të ishte sërish kryetar i LDK-së mirë ka rënë pre e kurtheve të partisë.
“Dy herë të tjera kisha mundësinë të isha kryetar i LDK-së. Megjithatë isha pre e të njëjtave kurtheve. Pastaj më vonë më pamundësuan kandidaturën në kundërshtim me vlerat e LDK-së”, shtoi Sejdiu. /Insajderi.org
Discussion about this post