Pas disa ditëve të nxehta në vendin tonë në mbrëmjen e sontme, rret orës 22 e 15 minuta në disa fshatra të komunës së Prizrenit ka rënë breshër.
Sipas disa pamjeve që kanë publikuar disa qytetarë në rrjetin social Facebook, shihet se ka rënë shi e breshër në sasi të konsiderueshme.
Në fotot e publikuar shihet se madhësia e breshërit është rreth 4 cm.
Moti i ligë ka prekur edhe fshatrat: Krushë e Madhe, Krushë të Vogël, Randobravë, Piran, Zojz, Medvec.
Raportohet se breshëri ka shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale duke dëmtuar shumë serra bujqësore, automjetet, xhamat e dritareve dhe çatitë e shtëpive.
Disa qytetarë të këtij lokaliteti kanë dërguar foto nê redaksinë e Televizionit të Prizren, në të cilën shihet madhësia e breshërit. /tvprizreni.info/
Discussion about this post