Ka dy ditë prej kur kanë ndryshuar temperaturat në vend. Reshjet e shiut janë aktive prej dje, teksa nuk ka munguar as breshëri.
Në anë të ndryshme të Kosovës kemi parë sot pamje ku shihet qartë se reshjet e shiut shkaktuan edhe dëme në të mbjella.
Por është pikërisht fshati Qëndres i komunës së Prizrenit që sot thuajse u vërshua nga të reshurat.
Në disa pamje të dërguara në Indeksonline shihet qartazi se si ujërat e shkaktuara nga ky shi u futën edhe në oborret e shumë shtëpive.
Banorët janë shprehur të shqetësuar, teksa luten që këto shira të mos u shkaktojnë dëme më të mëdha./Indeksonline/
Discussion about this post