Pakoja emergjente: Punëtorët e bizneseve veprimtaria e të cilave është ndikuar nga masat kufizuese ndaj COVID-19 këtë muaj pritet t’i marrin pagat e dyta nga Pakoja Emergjente.
Masa 3 e kësaj pakoje parashikon që punëtorët e këtyre bizneseve të ndihmohen me nga 170 euro për dy muaj.
Sipas Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Pakoja Emergjente bën mbulimin e shpenzimeve të pagave mujore të punëtorëve në vlerë prej 170 euro për pagat e muajit mars dhe prill. Pagesa e këtyre pagave bëhet në muajin prill dhe maj.
“Në rast se punëdhënësi ka kryer pagat e muajit mars në tërësi dhe pse me vështirësi financiare, pagesa prej 170 euro për punëtorët do të kreditohet në llogarinë e punëdhënësir si rimbursim i shpenzimeve. Paga e muajit prill do të kreditohet në llogarinë e punëmarrësit”, thuhet në masën 3 të Pakos Emergjente.
Në masën 3 të kësaj pakoje po ashtu është parashikuar subvencionimi i qirasë deri në 50% të vlerës për mikro-ndërmarrjet, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për muajt pril dhe maj.
Ndërsa qiramarrësit të cilët kanë parapaguar qiranë vjetore nuk mund të përfitojnë nga kjo masë.
Discussion about this post