Pas kalimit në lëxim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, Trust ka njoftuar se do të bëhen të ditura të gjitha detajet e aplikimit, shkruan Gazeta Metro.
Trust përmes një njoftimi për media, ka thënë se pas leximit të dytë, ligji duhet të dekretohet nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Më pas, do të bëhen të ditura detajet për aplikim.
Njoftim i plotë:
Ligjit i rimëkëmbjes ekonomike që mundëson tërheqjen prej 10%, ka kaluar sot (12.10.2020) në lexim të parë.
Parlamenti duhet të kalojë ligjin edhe në leximin e dytë.
Pas leximit të dytë ligji duhet të dekretohet nga Presidenti.
Në momentin që dekretohet ligji nga Presidenti, detajet për aplikim do të bëhen të ditura në mjete të informimit./gazetametro.net
Discussion about this post