Publicisti Fatos Lubonja thotë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk duhet të anashkalojë fituesin e zgjedhjeve të tetorit të kaluar.
“Gjykoj se Gjykata Kushtetuese duhet t’i qëndrojë precendentit të vitit 2014, ku ka deklaruar se nuk mund të anashkalohet partia e parë nga formimi i qeverisë – çka pashë që e ka thënë së fundmi edhe ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani – sepse përndryshe do ta delegjitimonte veten dhe rendin kushtetues ekzistues. Mirëpo këtu lind një problem qeverisshmërie, pasi mund të ndodhë rregullisht që një parti të dalë gjithmonë e para, por të mos krijojë asnjëherë mazhorancë qeverisëse e ta mbante kështu peng vendin. E këtu vijmë tek vërejtja që i ka bërë Albin Kurti më 2014 këtij vendimi, duke thënë se qeverinë duhet ta krijojë kush krijon mazhorancën” – tha Lubonja në intervistë për Express.
Lubonja thotë se me rëndësi është arritja e një marrëveshje mes palëve politike.
Discussion about this post