Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur nëse do ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente të Republikës së Kosovës.
Por, elektorati i kësaj partie do të preferonte më shumë që në krye të vendit të jetë Avdullah Hoti.
Në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit, ku po diskutohej për të ardhmen e LDK-së dhe i ftuar ishte nënkryetari i kësaj partie Gazmend Muhaxheri, drejtuesi i emisionit Ermal Panduri ka thënë se në një matje të opinionit që është bërë ditën e zgjedhjeve ka dalë që 13 për qind të votuesve të kësaj partie e duan Avdullah Hotin për president, 12.1 për qind Vjosa Osmanin ndërkohë pjesa tjetër është e pavendosur.
“Elektorati i LDK është i papërcaktuar për çështjen e presidentit. Në ditën e zgjedhjeve në e kemi bërë një exit poll i cili ka dalë të jetë tepër i saktë. Votuesit LDK kanë pasur mundësi të tregojnë se kënd duan ta kenë president. 12.1 për qind e duan Vjosa Osmanin për president. Kandidatura më e më së shumti për qindje për president ka qenë Avdullah Hoti që është afërsisht sa Vjosa Osmani, 13.5 për qind. 27. 89 një kandidat tjetër dhe rreth 17 për qind janë përgjigjur ’nuk e di”, ka thënë Panduri.
Discussion about this post