Zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi mbahen me 30 gusht, e në cilat marrin pjesë edhe dy listat shqiptare garuese në zgjedhje atje.
Koalicioni shqiptar “Bashkë nji zâ” numër 7 dhe lista shqiptare “Koha është tani” me numër 10 e të e të cilat mund të votohen nga rreth 20 mijë votues shqiptarë.
E për zgjedhjet e së dielës atje, kanë kërkuar mbështetje edhe zyrtarët e lartë të institucioneve e subjekteve politike në Kosovë, ku shmucia kanë kërkuar mbështetje për të dy listata shqiptare pjesëmarrëse në zgjedhje.
Ndërsa presidenti i vendit Hashim Thaçi e ish presidenti Behgjet Pacolli kanë kërkuar mbështetje me vota vetëm për njërën listë e cila po kundërshtohet ashpër nga subjekti tjetër shqiptar atje, duke i vlerësuar si deklarime përqarëse e jo mbështetëse për shqiptarët dhe duke rrezikuar fitoren e më shumë deputetëve shqiptar.
Por nga presidenca nuk kanë dashur të flasin për “Syri.net” rreth kërkesës së tij për ta votuar vetëm njërën list shqiptar e jo të dyja.
Mehmet Zenka, nga koalicionin shqiptar “Bashkë nji zâ” tha për “Syri.net”, se presidenti i Kosovës nuk ka vepruar mirë duke kërkuar një anshëm votimin e vetëm të një liste.
Sipas tij presidenti Thaçi, njëherë ka kërkuar nga shqiptarët në Malin e Zi, që të votohen dy listat, pastaj ka kërkuar votimin vetëm të njërës listë.
“Kjo ishte befasi për shqiptarët në Malin e Zi dhe e cila është jo vetëm shqetësuese, por edhe e dwmshme dhe krijon ndasi”, tha Zenka.
Ai shtoi se këto mbështetje të tyre nuk do të kenë ndikim dhe se do të fitojnë atë që kanë pritur.
Edhe Fatmir Gjeka, nga koalicioni shqiptar “Bashkë nji zâ”, tha për “Syri.net se nuk është nder për shqiptarët e Malit të Zi veprimi i presidentit Thaçi dhe ish presidentit Pacolli dhe nuk është në favor të bashkimit, por ndarjes së shqiptarëve dhe dëmton shumë procesin.
Sipas tij edhe përkundër thirrjeve të tilla jo të duhura koalicioni jonë do të fitoi.
Ai shtoi se shqiptarët në Malin e Zi janë një popull autokton, që falë kulturës dhe traditës kanë mbijetuar me shekuj në vatrat e tyre shekullore.
“Edhe sot Ne jetojmë këtu – krenarë për paraardhësit tanë dhe të bindur se duhet të punojmë edhe më shumë dhe më mirë për pasardhësit tanë”, tha Gjeka.
Sipas tij asnjëherë nuk kemi kërkuar asgjë nga të tjerët, asnjë mbështetje apo ndihmë, por vetëm nga bashkatdhetarët tanë. Kështu është sot dhe kështu do të jetë gjithmonë!
“Por, Ne ndiejmë nevojën njerëzore për të falënderuar vëllezërit për mesazhet korrekte: Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin, z.Sali Berisha, liderin e PDK-së, z. Kadri Veseli, kryetarin e PD-së, z. Lulzim Basha, liderin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj…”, tha Fatmir Gjekaj.
Prandaj, të dashur bashkatdhetarë, të dielën, me dinjitet dhe vendosmëri, siç na ka hije, le të shkojmë në votime.
Votoni ashtu siç ju do zemra Juaj!
Një mbështetje e tillë duke neglizhuat në plotni listën e dytë shqiptare ka një rrezik real. Në bazë të ligjit zgjedhor, koalicionet dhe partitë e pakicave, mund të hynë në garë për deputet edhe nëse nuk e kalojnë pragun zgjedhor që është 3% për partitë dhe koalicionet tjera. Si? Në rastin konkret, koalicionet shqiptare marrin pjesë në ndarjen e mandateve, normalisht nëse kanë numrat e nevojshëm të votave, nëse kalojnë pragun 0,7%. Nëse të dy koalcionet shqiptare kalojnë pragun 0,7% të votave të përgjithshme, votat e dy koalicioneve grumbullohen si tërësi dhe si të tillë marrin pjesë në ndarjen e mandatëve.
Ku është rreziku? Parashikohet që daljet në këto zgjedhje kanë me qenë shumë të larta dhe në atë mënyrë edhe numri i votave për të kaluar pragun 0,7% duhet të jetë më i madh. Në rastin e keq, nëse njëra listë nuk kalon këtë prag atëherë edhe votat në tërësi të kësaj liste do të digjen dhe nuk do të marrin pjesë në votat e përgjithshme të subjekteve shqiptare për ndarjen e mandatëve. Në këtë mënyrë rrezikohet seriozisht deputeti i dytë shqiptar aq sa edhe realisht pritet të kenë shqiptarët në legjislacionin e ri.
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të mbahen të dielën, me 30 gusht. Këto zgjedhjet parlamentare janë të 11-tat me radhë nga futja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi dhe të pestat që nga pavarësimi i Malit të Zi. Në këto zgjedhje 540,026 qytetarë kanë të drejtë vote dhe do të zgjedhin njërën nga njëmbëdhjetë listat zgjedhore që do të luftojnë për 81 vende në Parlamentin e Malit të Zi, pesë parti dhe gjashtë koalicione.
Ironia e fatit, Fatmir Gjeka dikur i shpallte qytetarë nderi të Ulqinit, sot…
Ishte dita e shtune e paarë e prillit të vitit 2015 kur Komuna e Ulqinit festonte ditën e saj. Në kuadër të aktiviteteve të shumta për nder të kësaj feste njëri ishte që kishte tërhjekur vëmendjen e opinionit shqiptar por edhe atij malazez.
Kryetari i athershëm i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka për nder të Ditës së Komunës kishte vendosur që dy figura të politikës mbarëshqiptare, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe zv. kryeministri të athershëm të Kosovës Hashim Thaçi, ti shpallte qytetarë nderi të komunës së Ulqinit, shkruan Ulqini Online.
Ashtu edhe ndodhi, Edi Rama dhe Hashim Thaçi nga ajo ditë janë qytetarë nderi të Komunës së Ulqinit.
“Faleminderit Ulqinit për titullin “Qytetar Nderi”! Shqiptarët më afër se kurrë mes veti me shumë se kurrë të sfiduar nga e ardhmja e përbashkët”, do të shkruante Rama atëbotë për titulli e marrë.
Por sot, 5 vite e diçka më pas, dy qytetarët nderit të Komunës së Ulqinit, Edi Rama – kryeministër i Shqipërisë dhe Hashim Thaçi – president i Kosovës nuk i dhanë as edhe një përkrahje simbolike ish kryetarit të Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka i cili prin Koalicionin shqiptar ”Bashkë nji za” në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit që do mbahen në Mal të Zi.
Si Rama ashtu edhe Thaçi në këto zgjedhje u përcaktuan për të mbështetur Listën Shqiptare.
Ja kërkesat e Thaçit e Pacollit kë duhet votuar.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar që të mbështetet Lista Shqiptare, Ja postimi i presidentit.
Këtë të diel, shqiptarët në Mal të Zi gjenden përballë mundësisë së zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në institucionet shtetërore të shtetit mik të Kosovës. Komuniteti shqiptar në Mal të Zi ka qenë gjithmonë faktor stabiliteti dhe ka luajtur rol konstruktiv e kontributdhënës në rrugën e integrimit euroatlantik të tij.
Prandaj, duke njohur punën e tyre të vyer në të mirë të interesave kombëtare, edhe sot u bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhje për ta mbështetur Listën Shqiptare, në mënyrë që ta avancojnë përfaqësimin e tyre politik dhe ta sigurojnë ecjen përpara të Malit të Zi drejt së ardhmes euroatlantike, si pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Lista Shqiptare është zgjedhja e duhur për ta vazhduar punën në të mirë të shqiptarëve dhe në drejtim të anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Çdo kontribut i dhënë për avancimin e agjendës evropiane të Malit të Zi e çon përpara bashkimin e të gjithë shqiptarëve në familjen e madhe evropiane.
Edhe ish presidenti Behgjet Pacolli, kryetari i AKR-së ka kërkuar po ashtu që të votohet vetëm njëra listë.
Ja deklarata e tij: Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, që do të mbahen me 30 gusht të këtij viti, janë test i madh për të ardhmen euro-atlantike të vendit i cili është mbështetës dhe aleat i Republikës së Kosovës. Vota e unifikuar e bashkëkombasve tanë rreth Listës Shqiptare është garant i unitetit territorial, politik dhe orientimit perendimor të Malit të Zi. Vota unike shqiptare është e domosdoshme.
Discussion about this post