Gazetari Valon Syla ka diskutuar për çështjen e linçimit të Drenicës dhe fashizmit urban të shfaqur pikërisht në këtë periudhë dhe nga buron. Ai s’ka mëdyshje nga ku buron ky polarizim dhe tha se do të duhej të kishte reagim publik nga kryeministri Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.
Syla në emisionin Pressing të T7 shpjegoi se burimi anti Drenicë buron nga pafuqia politike dhe narracioni i ndërtuar nga Vetëvendosjes që ka lejuar dhe përdorë këtë qasje për fuqi politike. Është evidente nga diskursi i tyre publik tha Syla dhe shtoi se kjo qasje përçarëse vazhdon ende.
“Duhet të jemi të sinqertë me publikun, ky diskursi anti-Drenicë e anti-çlirimtarëve, e sidomos ky diskursi për Ganimete Musliun është i nxitur nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani si shefa të atyre strukturave politike…po mbështetem në deklaratat e tyre të mëhershme, ato të anëtarëve të partisë…Albini vetëm ndarje bën, ai edhe letër në Hagë kur dërgon vetëm Rexhep Selimit i dërgon e jo atyre të tjerëve, këta i dënoni po ky është i imi. As në fushatë në Drenicë nuk mund të shkojë si duhet. Pse? Për shkak të diskursit të tij.”
Në reagimet e penalistëve se kjo nuk qëndron ai shtroi atëherë pyetjen pse nuk fitojnë zgjedhje në atë rajon. Syla përmendi që ka edhe lokalizëm kosovar që keqpërdoret, duke përmendur faktin se në kryeqytet pikërisht nuk ka një shtatore të heroit Adem Jashari, apo edhe përmendoren e Adem Demaçi në Podujevë si ilustrim.
“Pse nuk i fitoni zgjedhjet pra në Drenicë pra ju? Pasi nuk mund të ju shohin me sy për atë. E dinë mirë me kënd kanë punë. Pasi s’fitoni i shani. Kurrë nuk e kemi dëgjuar që Vetëvendosja ta shajë Gjakovën…Shihet kjo Ramabajë”
Syla tutje në debat me panelistët e vlerësoi thjeshtë fashizëm linçimin dhe njollosjen e një rajoni. Ai shtoi se kjo është edhe oportunizëm politik dhe hipokrizi.
“Nëse militantët e Vetëvendosjes dhe Listës Guxo e sulmojnë ashtu komplet, nuk është punë e një këngëtari këtu, është çështje e gjysmës së gërrnaqave të diasporës që kanë ikë prej këtij vendi dhe sot e shajnë një rajon të tërë që është fashizëm. Por krejt kjo sharje e madhe ndaj Drenicës e tregon një fakt, që ata ndjejnë kërcënim nga ky rajon. Hala i tuten një rajoni. Pse po i tuten Drenicës? A kanë ba diçka baballarët e tyre, apo mos i takojnë një strukture shoqërore që gjithmonë e kanë pasur këtë frikë por sa ishin shefat e UÇK’së këtu s’paskan guxuar të shprehen kështu. Tash përnjëherë me Hashim Thaçin e Kadri Veselin në Hagë u çliruan e tash munden të shajnë se Albini është i yni, kryeministër, e edhe Vjosa Osmani mendon sikur ne që është presidente. Kjo është dëshmi e këtij kërcënimi që e ndjejnë këta. Kjo tregon që s’kanë as kanë mundur të hyjnë në këtë rajon me zgjedhje, as me ndikim e as nuk kanë as figura me renome nga ky rajon.”
Opinion e tij e plotësoi tutje me një rast të lëshuar pikërisht nga një figurë eminente e rajonit, vet Rifat Jasharin që do të duhej të kishte reaguar me rastin e vizitës së kryeministrit Kurti në Prekaz. E vlerësoi hipokrizi të madhe tolerancën e sharjes së Drenicës e të mos ketë reagim fare nga kryeministri Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani në fjalimet e tyre në Prekaz.
“Ajo që e pashë dje me zotin Jashari kur e kapi për dore Albin Kurtin, jam prekur pak. Do të duhej që baca Rifat t’i thoshte ndali këta njerëz. Dil publikisht e ndali. Nuk është në rregull 48 orë me sha Drenicën e tani me dalë fjalim në Prekaz. Kënd po e rrejnë? Njerëzit e tij po e shajnë. Njerëzit e tij po linçojnë. Pse e kapi për dore? A e meriton ai ta kapë për dore? Po Albini s’paska thënë, po të Albinit janë ata, dikush po i shtyn ata”.