Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se në këto rrethana lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është kandidati më i denjë për të qenë president i vendit.
Në Debat Plus në Dukagjin, Tahiri ka thënë se Haradinaj, e ka kapacitetin dhe njohuritë e duhura për të krijuar një stabilitet në këto rrethana të krijuara pas aktakuzave të Gjykatës Speciale.
“Ramush Haradinaj është kandidati më i denjë për president të vendit. Në këto rrethana që nuk janë të lehta, Haradinaj, e ka kapacitetin dhe njohurit për të krijuar një stabilitet në këto rrethana”, tha ai.
Tahiri po ashtu ka thënë se AAK-ja nuk do të votojë ndonjë kandidat tjetër për president. /Gazeta Sinjali/
Discussion about this post