Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë në anën e gabuar të historisë që nga marrëveshja e Rambujesë, teksa shtoi se protestat e tyre me mollotovë e gaz lotsjellës kanë dëmtuar procesin e liberalizimit të vizave, shkruan Gazeta Metro.
Thaçi në Debat Plus ka thënë se VV edhe formimin e Trupave të Mbrojtjes të Kosovës, e ka parë si kapitullim të vendit.
“Unë kam qenë në anën e drejtë të historisë edhe kur është nënshkruar marrëveshje e Rambujesë, ndërsa zotërinjtë kanë qenë kundër bombardimeve të NATO-s dhe e kanë quajtur okupatorë NATO-n në Kosovë. Gjithashtu edhe procesin e themelimit të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës e kanë parë si kapitullim të Kosovës ndërsa këto trupa rezultuan me formimin e ushtrisë së Kosovës.”, tha presidenti, përcjell Gazeta Metro.
Mes tjerash, ai shtoi se molotovët e gazi lotësjellës e dëmtoi edhe procesin e liberalizimit të vizave.
Edhe Pavarësinë e Kosovës e kanë quajtur diçka të pa mjaftueshme dhe nuk kanë besuar se do të ndodhë. Kosova u dëmtua edhe nga mollotovët e tyre, gazin lotsjellës që e kanë gjuajtur, madje edhe kanë dëmtuar procesin e liberalizimit të vizave”, tha ndër të tjera Presidenti Thaçi.
Në fund, presidenti foli edhe për çështjen e asociacionit, e cila tha se nuk është aspak teknike./gazetametro.net
Discussion about this post