Presidenti Hashim Thaçi sonte në Rubikon duke komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se presidenti deshi të marrë kompetencat duke tentuar të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për pandeminë.
‘’Nëse dikush është i ngopur me kompetenca, jam unë në këto 2o vite. Interpretimi i ij është cështje e tij. Kam bërë përpjekje që të koordiohemi dhe nuk ka qenë i koncentruar që të diskutojë për atë ide’’, ka thënë Thaçi.
‘’Ka qenë një ngurtësim i tij i pa spjegueshëm, një kryeneqësi’’.
Presidenti thotë se është fshehur transkripti i takimit të Këshillit të Sigurimit kur është mbajtur mbledhja rreth idesë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
‘’Dikujt nuk i konvenon që të zbardhet ai transkrit, prandaj edhe është fshehur’’
Discussion about this post