Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kritikuar sërish kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, pasi ky i fundit vendosi të rëndojë masat kundër Serbisë.
Thaçi këto veprime i quan strategjikisht të gabueshme.
Tutje presidenti thotë se ai po rrezikon miqësinë me SHBA-në dhe BE-në.
Postimi i plotë:
Në përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme. Me vendimin për kinse reciprocitet, ai vazhdoi duke bërë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të BE-së, duke rrezikuar tërë atë që kemi arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada. Kosova ka fituar lirinë dhe shtetësinë me përkrahjen e SHBA-së dhe partnerëve evropianë dhe vetëm me këtë përkrahje e partneritet ka të ardhme të sigurt. Çdo cenim i këtyre raporteve është rrezikim i shtetit dhe rrezikim i së ardhmes së Kosovës. HTH
Discussion about this post