Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u.d i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendëskryeministri Haki Abazi kanë bërë shkelje flagrante të ligjit, shkruan Gazeta Metro.
Thaçi zbuloi sot edhe zyrtarisht raportimet e medieve se Kurti, Sveçla dhe Haki Abazi kanë vizituar dhomën e përgjimeve në Post Telekomin e Kosovës.
Ai tha se në këto dhoma të përgjimeve nuk mund të futet askush përpos kryeprokurorit të shteti apo njerëzve të autorizuar nga kryeprokurori apo gjykatat.
“Grupi i Kurtit, unë dua të dha edhe një argument për ta, vizita e kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u.d i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendëskryeministri Haki Abazi në dhomën e përgjimeve në PTK është shqetësuese, është shkelje flagrante e ligjeve, në atë dhomën e përgjimeve mund të futet vetë kryeprokurori apo zyrtar të autorizuar nga kryeprokurori dhe gjykata dhe shtrohet pyetja pse ky grup ka shkuar në dhomën e pëgjimeve”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Metro.
Po ashtu Thaçi tha se për tre ditë rresht grupi i Kurtit ka ndalur kamerat dhe kanë futur duart në dhomën e përgjimeve, ai tha se kjo është shkelja flagrante dhe duhet përgjegjësi penale.
“Çfarë do kryeministri në dhomën e përgjimeve të PTK’së, i kanë ndalur kamerat për tre ditë rresht dhe i kanë vizituar dhomën e përgjimeve, zoti Kurti, Sveçla dhe Abazi, është vepër penale për të cilën nuk mund ta krahason askush, dhe ky është grupi, çfarë qeverisje o kjo, autoritet janë në dijeni, është shkelja flagrante e ligjit dhe vepër penale shkuarja fshehtas, ndalja e kamerave dhe futja në dhomën e përgjimeve nga Kurit, Sveçla dhe Abazi, duhet përgjegjësi penale për këtë”, tha Thaçi , transmeton Gazeta Metro.
Thaçi tha se autoritetet kosovare janë dijeni për këtë dhe tani janë duke u marrë me këtë rast që është shkelje flagrante.//gazetametro.net
Discussion about this post