Avokati Tomë Gashi, i cili njihet si mbështes i flakët i kryeministrit Albin Kurti, ka hequr çdo dilemë për takimin e Ohrit.
Ai ka siguruar qytetarët e Kosovës që të mos kenë frikë për takimin që do të mbahet nesër në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiq.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar kryeministri Kurti nuk nënshkruan asgjë të dëmshme për Kosovën.
“Mos keni frike! Mos keni frike as per neser e as per pasneser sepse Albini nuk nenshkruan dicka qe e demton Kosoven, pa marre parasysh presionin e bashkesise nderkombetare. Albinin nuk e ka zgjedhur Kryeminister te Republikes se Kosoves bashkesia nderkombetare, por e kemi zgjedhur ne”, ka shkruar Gashi.
Ai ka vlerësuar se koha e atyre që kanë nënshkrua marrëveshje të dëmshme për Kosovën ka përfunduar më 14 shkurt të vitit 2021.
“Mire kish qene qe njehere e pergjithmone do do shqiptare, qe me shume se Serbia po e kerkojne asociacionin, ta kuptojne qe koha e atyre qe nenshkruanin gjithcka qe kerkonte Serbia ka kaluar fiks me 14 shkurt 2021 – diten e te dashuruarve dhe dashuria per ata qe nenshkruanin gjithcka me kurre nuk do te kthehet! Albini nuk eshte ata, e ata kurre nuk kane qene e as nuk do te behen Albin! Rrini qete, pa brenga, sepse, me Albinin, asgje e keqe nuk do t’i ndodhe Kosoves!”, ka shkruar Gashi.