Marigona Geci, vajza e ish-deputetit të LDK-së, Gani Geci, ka siguruar sërish ulëse në Kuvend të Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Madje, këtë herë, sipas rezultateve të kandidatëve të LDK-së për deputet, që i ka siguruar Gazeta Online ‘Reporteri.net’, Marigona Geci del të jetë gruaja e dytë më e votuar në partinë e Isa Mustafës, që pësoi humbje të thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Geci ka arritur të sigurojë mandatin e dytë në Kuvend si deputetë duke marrë 6 mijë e 211 vota, pa u përfshirë këtu votat e diasporës të cilat ende nuk janë procesuar në listat për kandidatë për deputetë.
Discussion about this post