Kandidatja për deputete nga Mitrovica, Valdete Idrizi, e cila garon në listën e PDK-së përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Mitrovica dhe gjithë Kosova do ta bëjë krenar ish liderin e këtij subjekti politik, Kadri Veselin.
Idrizi, ndër të tjera ka shkruar se përveç se partia e saj do të dal fituese, gjithashtu edhe Veseli do të triumfojë betejën me gjykatën speciale.
Postimi i plotë:
Kryetar, Mitrovica, me 14 Shkurt, do të të bëj krenar!
Kryetar, gjithë Kosova, me 14 Shkurt do të të bëj krenar!
Kryetar, mërgata jonë, me 14 Shkurt, do të të bëj krenar!
Kryetar, aktivistët/et e Partisë Demokratike të Kosovës, me 14 Shkurt, do të të bëjnë krenar!
Kryetar, me 14 Shkurt do të fitojmë dinjitetshëm, ashtu siç do të fitoni edhe ju këtë betejë të fundit!
Kryetar, pas 14 Shkurtit, qeveria e ardhshme në krye me Kryeministrin Hoxhaj do ta rimëkëmbë vendin!
#LiriakaEmërUÇK
#KadriVeseli
#Rimëkëmbje
#HoxhajKryeministër
#EnverHoxhaj1
#ValdeteIdrizi21
Discussion about this post