Dëmtim i pronës publike llogaritet si vepër penale, mirëpo disa aktivistë të cilën nuk janë identifikuar se kush janë po vazhdojnë ngjyrosjen e sheshit me pika të kuqe, shkruan Gazeta Metro.
Përgatitja për protesta po vazhdon, ku në rast se Gjykata Kushtetuese vendos kundër Lëvizjes Vetëvendosje për dekretimin e Presidentit Hashim Thaçi, atëherë pikat e kuqe për protesta janë gati.
Disa aktivistë sot kanë shtuar numrin e pikave të kuqe në sheshin e kryeqytetit, ku janë parë duke ngjyrosur pllakat e vendosur në shesh.
Kujtojmë se sipas “Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Neni 122, Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, kushdo që me qëllim dëmton apo shkatërron pronën publike mund të dënohet deri në tre vite burgim.
Gazeta Metro ju sjellë disa foto më poshtë nga aktiviteti i këtyre ‘aktivistëve të pavarur’ nga ngjyrosja e sheshit me pika të kuqe.
Kujtojmë se sa herë ka organizuar Vetëvendosja protesta, ato kanë qenë shumë të dhunshme, janë vrarë njerëz, është djegur Qeveria e Kosovës, janë sulmuar stacionet e Policisë, janë ndezur vetura zyrtare e policore, janë dëmtuar biznese afër sheshit dhe ka pasur një numër të madh të të lënduarve policor.//gazetametro.net
Discussion about this post