Dje në Kosovë janë regjistruar edhe 356 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar edhe 680 pacientë dhe trendi po ndikon që numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë të bjerë nga dita në ditë, shkruan Gazeta Metro.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë testuar saktësisht 514,482 persona të dyshuar për virusin COVID-19 dhe prej tyre 103,480 kanë rezultuar pozitivë.
Nga ky numër i përgjithshëm i rasteve pozitive, 90,328 persona janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive ështe 11,034.
Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 8 raste të vdekjes më COVID-19.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç), Ferizaj 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (59 vjeç), Pejë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (35 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç).
Pikërisht numri i lartë i vdekjeve është ajo që po shihet si shqetësuese nga eksperët në Kosovë, sidomos në mungesë të vaksinës anti-Covid dhe me spitale të stërngarkuara.
Aktualisht në Kosovë janë në fuqi masat anti-Covid që e bëjnë të obligueshme mbajtjen e maskës dhe distancës sociale e gjithashtu që ndalojnë lëvizjen e lirë pas orës 22:30 deri në ora 05:00 të mëngjesit.
Kosova në anën tjetër ka shpenzuar 24 mijë dozat e vaksinës të cilat erdhën si donacion nga COVAX dhe po pret për 95 mijë doza të tjera të premtuara nga Bashkimi Evropian që pritet të vijnë në Kosovë nga muaji maj deri në muajin gusht. /gazetametro.net
Discussion about this post