Ka ndërruar jetë këngëtari i mirënjohur i folklorit shqiptar, Isë Llapqeva, në moshën 76-vjeçare.
Isë Llapqeva është një këngëtar i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore rapsodike. Në vitin 2014, Isë Llapqeva dhe Halil Bytyqi kanë publikuar albumin “Lavdi, Lavdi, Lavdi Legjendave Kombëtare”. Ndërsa më datë 10 Janar 2020, Ali Krasniqi, Halil Bytyqi dhe Isë Llapqeva publikojnë videoklipin “Odat Tona Janë Kanë Shkollë”, ky njëherit konsiderohet projekti i tij i fundit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij, këngëtari Hamzë Llapqeva.
Discussion about this post