Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Lipjan, gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Metro.
Dje në Lipjan rreth orës 13:00 është raportuar në Polici se viktima mashkull kosovar është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj rreth orës 21:30 kanë raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë.
Rasti mbetet për tu hetuar.