Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës, ka bërë të ditur se një punonjës i këtij institucioni shëndetësor, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus.
“Muhamedi Rizvanolli (1957-2020) ishte shofer në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë gati 40 vite, që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës, deri në ditën kur edhe vetë rezultoi pozitiv me COVID-19”, thuhet në njoftimin e spitalit, transmeton Gazeta Sinjali.
Menaxhmenti, kolegët dhe stafi i spitalit me këtë rast ngushëllojnë familjen Rizvanolli, duke theksuar se do ta kujtojnë gjithmonë për urtësinë e tij, “si një mik i shkëlqyer dhe njeri i nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë”. /Gazeta Sinjali/
Discussion about this post