Agim Veliu nga Lidhja Demokratike sot gjatë hapjes së fushatës në komunën e Podujevës nuk ka lënë pa e goditur edhe Vjosa Osmanin, e cila tashmë garon në listë të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.
‘’LDK sa më shumë që goditet, bëhet më e fortë. Nuk është hera e parë që kjo bëhet nga njerëzit që e hanin bukën e shtëpisë dhe bënin argatin e kojshisë.Të gjithë ata që kanë ndjekur këtë rrugë, kanë përfunduar në hirin e historisë’’, ka thënë Veliu.
‘’Hiri do ti mbulojë edhe ata q ëduan ta cojnë këtë vend drejt humnerës’’, shton ai, transmeton Periskopi.
Discussion about this post