Veseli ka thënë se partia e tij është e gatshme për propozime konkrete për paketën e rimëkëmbjes…, transmeton IndeksOnline.
“Kjo qeverisje është e lodhtë dhe e papërgjegjshme. PDK-ja është e gatshme dhe për propozime konkrete për paketën e rimëkëmbjes. Ju e keni parë që kryeministri dhe Qeveria aktuale s’kanë gatishmëri. Është duke i varfëruar qytetarët tanë. Kryeministri mendon se vetëm ai ka të drejtë, nuk ka nevojë për përkrahje dhe i ka bllokuar edhe bizneset”, ka thënë ai gjatë një konference shtypi.
“Paketa e rimëkëmbjes kombëtare të alokohet dhe Trusti të mos të bëhet sikurse lëmoshë por t’u ndihmonet qytetarëve drejtpërdrejt”, tha ai. /IndeksOnline/
Discussion about this post