Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vlerësuar se aplikimi i masës së reciprocitetit me Serbinë, vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e ri, kur Kurti tashmë e di se nuk do të jetë më vet në qeveri, është akt tipik i mentalitetit të tij mashtrues që po e rrënon Kosovën qe disa vite.
Sidoqoftë, Veseli ka thënë se Kosova ka fat të madh që ka përkrah SHBA-në dhe partnerët perëndimorë, transmeton Gazeta Evropa.
Postimi i plotë i Veselit:
Vendimi i Albin Kurtit për aplikimin e masës së reciprocitetit me Serbinë, vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e ri, kur ai tashmë e di se nuk do të jetë më vet në qeveri, është akt tipik i mentalitetit të tij mashtrues që po e rrënon Kosovën qe disa vite.
Qasja e tij: Kur jam unë në pushtet ka shtet e kur nuk jam në pushtet le të bëhet rrëmujë, është tipike e mentalitetit të “koalicionit të shpresës” që për pak javë e muaj, ka dëmtuar shtetin tonë përtej pritjeve më pesimiste.
Fatkeqësisht, ky mentalitet shtet-rrënues do të zgjas për aq sa zgjat besimi i njerëzve në manipulimet dhe mashtrimet e tilla. Por, një njeri si Albin Kurti e një parti si Vetëvendosje, s’mundet ta mashtrojë një popull pafundësisht. Vendimet e orëve të tyre të fundit, s’do të heqin vëmendjen nga skandalet e shumta që kjo kastë mashtruesish krijoi për pak ditë në qeverisje.
Sidoqoftë, Kosova ka fat të madh që ka përkrah SHBA-në dhe partnerët perëndimorë.
Do të vijnë shpejtë ditë shumë më të mira se sa këto të mashtrimit të të pashpresëve që po perëndojnë.
Discussion about this post