Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se uzurpimi i zyrave nuk është dhe as nuk ka qenë kurrë opsion i Vetëvendosjes.
Nagavci, në “Interaktiv”, tha se nëse votohet Qeveria Hoti, do të lirojë zyrat e Qeverisë.“Kjo nuk ka asnjë dilemë, besoj. Zyrat janë objekte fizike, nuk është ideja jonë që të mbajmë më dhunë zyrat dhe institucionet. Qeveria Kurti ka bërë punë të jashtëzakonshme, duke nxjerr me më shumë se 200 vendime. 50 ditë si qeveri e rregullt dhe 50 ditë si qeveri në detyrë në ato objekte… në pjesën më të madhe të kohës është punuar gjithë kohës në to. Por fatkeqësisht u bënë bashkë 82 deputetë, partitë humbëse dhe rrëzuan një qeveri të ligjshme. Ata janë të vetëdijshëm se vazhdimi i punës i Qeverisë Kurti do të shpërfaqë dallimin me qeverisjet e mëhershme”, tha ajo.
Ajo ka folur edhe për kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani. Ka thënë se nuk është diskutuar që VV-ja si parti fituese të marrë postin e kryetarit të Kuvendit.Nënkryetarja e Kuvendit, deputete e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, vlerëson se i mandatuari Avdullah Hoti për kryeministër nuk do të punojë për interesa të qytetarëve.“Nuk e di a ka qytetar që beson se Hoti po bëhet kryeministër për të luftuar korrupsionin apo zhvilluar vendin. Ai do të kryej detyrën dhe vendi shpejt do të shkojë në zgjedhje të reja. Planet që po përgatiten nuk janë të mira për vendin”, u shpreh Nagavci në Interaktiv.
Discussion about this post