Analisti politik, Faton Abdullahu përmes një postimi në facebook, ka reaguar pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në qytetin e Podujevës.
Abdullahu tha se rezultatet në Podujevë nuk mund të merren si mostër edhe për zgjedhjet qëndrore në Kosovë.
“Sepse Podujeva nuk e vuri në sprovë mungesën e guximit të VV-së për tu ballafaquar me dialogun me Serbinë. Një kryeministër tutcan në këtë segment që nuk do të përlyhet vet për ta nxjerrë Kosovën nga lloqi, nuk bën ti lihet timoni i Kosovës në dorë”, shkroi Abdullahu, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Podujeva dhe VV-ja
Rezultatet e zgjedhjeve në Podujevë nuk nund të merren si barometër real për zgjedhet parlamentare (qendrore) në Kosovë.
1) Sepse Podujeva nuk e vuri në sprovë VV-n me atë në çka VV ishte dhe është më e dobta -proamerikanizmin e saj. Ndërkohë që kjo punë është vitale dhe arsyeja pse Qeveria Kurti është shkarkuar nga të gjithë të tjerët.
2) Sepse Podujeva nuk e vuri në sprovë mungesën e guximit të VV-së për tu ballafaquar me dialogun me Serbinë. Një kryeministër tutcan në këtë segment që nuk do të përlyhet vet për ta nxjerrë Kosovën nga lloqi, nuk bën ti lihet timoni i Kosovës në dorë.
3) Sepse Podujeva nuk e vuri në sprovë mungesën e prirjes së VV-s për të gjetur dhe ndërtuar raport konstruktiv me një partner tjetër politik. Pa këtë s’ka gjasa VV të krijoi një qeveri në Kosovë.
Discussion about this post