Publicisti Veton Surroi është shprehur se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli nga Gjykata Speciale është njëfarë fillimi i ç’kapjes së shtetit të Kosovës, njofton Insajderi.
Surroi, në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar “një fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit”.
Surroi, prej vjetësh ka dallime politike me presidentin Hashim Thaçi.
Ai madje kishte shkruar edhe një libër “Këmbët e Gjarprit”, e cila fliste kryesisht për Hashim Thaçin dhe rrugëtimin e tij në politikë, nga këndvështrimi i Surroit./Insajderi
Discussion about this post