Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili thotë se ai ka paraqitur kandidaturën për Prishtinën.
“Do ta zyrtarizojë kandidaturën posa ta marr aprovimin e Kryesisë së PDK-së”, tha Ismaili në “Debat Plus”.
Deputeti i PDK-së thotë se me të marrë degën e Prishtinës nga 9 mijë vota e ka dërguar partinë në 13 mijë vota.
“E kam mbështetjen e partisë, por do të garojë edhe për mbështetjen e qytetarëve. Kanë qeverisë edhe LDK-ja edhe LVV-ja por fatkeqësisht nuk është qeverisur mirë dhe nuk është ndryshuar kualiteti i jetës”, tha ai.
Ismaili thotë se puna që e ka bërë në Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë e mjaftueshme që qytetarët e Prishtinës ta njohin më mirë.
“Po të mos isha ministër ndoshta qytetarët e Prishtinës nuk do të më njohin mirë”, tha ndër të tjera Uran Ismaili.
Discussion about this post