Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu, ka bërë të ditur se tash e dy ditë nuk është identifikuar asnjë rast i ri me koronavirus.
Sipas Shehut, dje janë bërë 42 teste, të gjitha negative.
“Sot, në Komunën e Prizrenit janë bërë 42 teste, të gjitha rastet janë gjurmime të kontakteve. Është dita e dytë radhazi që nuk kemi asnjë rast pozitiv me COVID-19.
Shpresoj të vazhdojmë me këtë trend edhe në ditët në vijim”, tha ai.
Discussion about this post