Meliza Haradinaj –Stublla ka bërë publike sot dorëheqjen e saj nga drejtimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPDJ).
Përpos kësaj, Meliza Haradinaj-Stublla pas shumë vitesh hoqi dorë edhe nga partia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Në dorëheqjen e saj, ndër të tjerash Meliza-Haradinaj Stublla jo-qartazi foli edhe për disa pakënaqësi që pati brenda përbrenda partisë.
Madje ajo tha se nuk është sekret që Aleanca nuk ka qenë favorit për t’i fituar zgjedhjet, dhe ky fakt ka alarmuar disa që mbijetesën politike e kanë luftë për ekzistencë!
Por lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.
Haradinaj deklaroi se e vlerëson Meliza-Haradinaj Stublla dhe sipas tij ajo është një grua e fortë dhe e ndershme.
“Unë personalisht e çmoj dhe e konsideroj të ngutshëm këtë veprim, por prapë se prapë unë e kam mike atë dhe familjen e saj”, tha Daut Haradinaj.
Madje sipas tij zhurma rreth numërimit të votave në kuadër të zgjedhjeve të 14 shkurtit duhet të sqarohet dhe se kushdo që gjendet se është përgjegjës të marrë atë që e meriton.
Discussion about this post