Presidenti Hashim Thaçi është paraqitur për herë të parë që nga koha kur Zyra e Prokurorit Special njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë kundër tij dhe Kadri Veselit.
Thaçi, i cili akoma nuk është deklaruar personalisht rreth akuzave të Zyrës së Prokurorit, në ballinën e profilit të tij në Facebook ka vendosur emblemën e UÇK-së.
Pas lajmit për aktakuzë, presidenti Hashim Thaçi, i cili ishte nisur për në Uashington, anuloi vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e dha Richard Grenell, emisar i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi.
Discussion about this post