Në bazë të raportit, Kënaqshmëria qytetare me Kryetaren e Kuvendit është 72.4%, pas saj Kryeministri me 65,4%, dhe Presidenti me 18.7%.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka shënuar rekord sa i përket nivelit të kënaqshmërisë qytetare, nga matja e realizuar dhe publikuar nga UNDP dhe USAID, përcjell Bota sot.
Në bazë të raportit, Kënaqshmëria qytetare me Kryetaren e Kuvendit është 72.4%, pas saj Kryeministri me 65,4%, dhe Presidenti me 18.7%.
Sipas këtij raporti, puna e Kryetares së Kuvendit vlerësohet dyfish më shumë sesa vetë puna e Kuvendit, me 33.4% dhe në pesë vitet e fundit, asnjë lider politik e as institucional nuk ka arritur një vlerësim të tillë sa Vjosa Osmani tash.
Raporti është publikuar nga këshilltari i Osmanit, Artan Murati, i cili ka thënë se puna flet e qytetarët shohin.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Vjosa e rekordeve
UNDP dhe USAID në baza periodike publikojnë raportin e pulsit publik, ku masin kënaqshmërinë qytetare rreth politikës, politikanëve, institucioneve e proceseve në përgjithësi. Në matjen e fundit, të realizuar në muajin prill, Kryetarja e Kuvendit ka shënuar një nivel të jashtëzakonshëm të kënaqshmërisë qytetare.
Për ma tepër:
– Kënaqshmëria qytetare me Kryetaren e Kuvendit është 72.4%. Pas saj rradhitet Kryeministri me 65,4%, dhe Presidenti me 18.7%;
– Puna e Kryetares së Kuvendit vlerësohet dyfish më shumë sesa vetë puna e Kuvendit, me 33.4%;
– Vlerësimi më i madh paraprak për një Kryetar Kuvendi, në pesë vitet e fundit, ka qenë 36.3%
– Ne pese vitet e fundit, asnjë lider institucional e politik, e madje as vetë institucionet, nuk kanë arritur një vlerësim të tillë, sic ka arritur Kryetarja e Kuvendit tash.
Puna flet, e qytetarët shohin.
Discussion about this post